English

Sport - Luftetari Humbet 1-2 Ndaj Kamzes, Hysi Jep Doreheqjen

GJIROKASTËR, 8 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/ - Luftëtari i vendit të 8-të nuk arriti të ndalojë sot pasdite Kamzën e vendit të 4-t, ndonese pjesën e parë e filloi mirë, duke shënuar një gol në minutën '38, me anë të Shkozës. Në pjesën e dytë, gjithçka ndryshoi dhe ekipi mik arriti të shënoje dy gola, në minutën '75 e '90, duke i dhënë shpresë Kamzës të pretendojë per Superligën. Pas kesaj humbjeje, trajneri Hysi i Luftetarit dha doreheqjen. Miraka, portieri i Luftëtarit, pavarësisht se përballoi mbi 15 raste te rrezikshme ne porten e tij, u thye në minutën e '90. Legjenda e portës shqiptare, trajneri i Kamzes, Perlat Musta, u shpreh pas takimit për "heroin" e ndeshjes se "Po të isha unë në portë, në formën më të mirë, do të pësoja shumë gola". /a.ke/
KOMENTE