Tiranë, 8 maj, NOA – “Lëvizja jonë nuk do të hapë vetëm kutitë, por edhe një rrugë të re për demokracinë, për të arritur atë që në Shqipëri të mos ketë më vota të vjedhura”.
Kështu është shprehur në protestën e radhës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deputeti i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili ka shtuar se opozita po tregon vullnet të pashembullt në ditën e tetë të grevës së urisë.
Ndërkaq, opozita është duke zhvilluar edhe në këto momente protestën e radhës para Kryeministrisë, ku deputeti socialist Namik Dokle, theksoi se kërkesa e vetme e opozitës për hapje të kutive nuk do të ndalet.
Ai i cilësoi grevistët si misionarë të lirisë dhe të demokracisë në vend.
n.e/NOA