Vullkani Në Islandë - Nesër Reja Mbi Itali
ROMË, 8 maj /ATSH-ANSA/ - Një pjesë e pluhurit të vullkanit islandez Eyjafjallajokul do të mbërrijë nesër në Itali, pasi vullkani ka rinisur aktivitetin e plotë shpërthyes duke shkaktuar anulimin e 5000 fluturimeve në Evropë, thuhet në buletinin e fundit të Vaac, Qendra e kontrollit evropian për pluhurat vullkanike.
Shkaqet sepse reja vullkanike do të mbulojë nesër qiejt e Italisë, sipas Vaac, do të jenë rrymat ajrore të cilat, për shkak të një zone anticiklon në Atlantikun e sipërm dhe të një tjetër zone në gadishullin iberik me presion të ulët, do të drejtohet nga veriu drejt jugut, pra nga Islanda drejt Spanjës dhe më pas nga jugperëndimi drejt verilindje, pra nga Spanja drejt Italisë.
Dhe sipas parashikimeve meteorologjike, këto rryma ajrore duket se nuk do të ndryshojnë në ditët në vijim, madje do të intensifikohen.
/e.v/