Afganistan - Dhjetë Rebelë Eliminohen Gjatë Një Operacioni Sigurie Në Herat
HERAT, 9 maj /ATSH-AFP/ - Dhjetë militantë talebanë u eliminuan nga forcat amerikane dhe afgane të sigurisë në perëndim të Afganistanit pasi kishin vrarë katër trupa afgane, njoftoi sot ushtria afgane.
"Së bashku me trupat amerikane, kemi nisur një operacion kundër rebelëve në rajon. Dhjetë prej të cilëve janë eliminuar", deklaroi për AFP Zainudin Sharifi, kreu i komandove afgane në perëndim të Afganistanit.
Luftimet u zhvilluan në distriktin Shinhand, në provincën Herat.
NATO disponon një bazë ushtarake në distriktin Shinhand.
Sipas Zainudin Sharifit, rebelët kishin marrë peng dhe vrarë katër prej rojeve të bazës./
/i.p/