English

Angli, vazhdojnë bisedimet për krijimin e qeverisë

Londër, 09 Maj, NOA - Partia Konservatore dhe ajo Liberal-Demokrate në Britani kanë rifilluar bisedimet për krijimin e një qeverie të re. Ekipet e të dyja partive kanë theksuar se bisedimet mes kreut të konservatorëve, Devid Kamerun, dhe atij të liberal-demokratëve, Nik Kleg, kanë qenë “konstruktive”.

Të dy drejtuesit partiakë synojnë të dalin së paku me një deklaratë të përbashkët gjatë ditës së sotme, ose para hapjes së tregjeve financiare, raportojnë mediat angleze.

“Jam shumë i vendosur të luajë një rol konstruktiv në këtë kohë të paqëndrueshmërisë ekonomike dhe t’i japim vendit qeverinë që meriton”, tha Kleg.

Zgjedhjet e 6 majit në Britani përfunduan pa fitues të qartë, pasi asnjë nga partitë nuk morri shumicën e nevojshme për të qeverisur. Kjo është hera e parë që nga viti 1974 që Britania do të ketë një qeverisje koalicioni.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE