Londër, 09 Maj, NOA – Në një prej situatave më të rënda, që prej vendosjes në përdorim të monedhës unike për Bashkimin Europian, Anglia do të ruaj pozicionin e saj asnjanës.
Ministri britanik i Financave, Alistair Darling, tha se është e rëndësishme të bëhet gjithçka është e mundur për të mbrojtur tregjet financiare, por vendi tij “nuk do të ofrojë mbështetje financiare për euron”.
Deklarata e Darling u bë në Bruksel, ku po diskutohen mundësitë e krijimit të një mekanizmi të ri, që do të ndikojë në qëndrueshmërinë e tregjeve, raportojnë mediat e huaja.
Mbretëria e Bashkuar është vend anëtar i BE-së, por nuk është pjesë e eurozonës.
m.xh/NOA