English

Axhenda Ndërkombëtare 9 Maj 2010

KRYESORE ----------------- BRUKSEL - BE nis me urgjencë krijimin e një fondi mbështetës ekonomik për vendet evropiane më të ''brishta'' financiarisht me shpresën e ndaljes së përhapjes së krizës greke. - Komisioni Evropian zhvillon një takim për finalizimin e projektit të "mekanizmit të stabilizimit", kryesisht për të vendosur lidhur me shumën që do të përdoret dhe mënyrën e operimit me financimet. - Ministrat e Financave të BE-së do të takohen më vonë për të debatuar për projektin dhe për miratimin e tij, me qëllim që të jetë gati para hapjes së tregjeve. Gjithë takimi do të pasohet nga një konferencë për shtyp rreth orës 16:00. UASHINGTON - Këshilli i Administratorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), zhvillon një takim për miratimin e programit të ndihmës ekonomike drejt Greqisë, me një vlerë prej 30 miliardë euro për të cilin ra dakord që në hapat e para. LONDËR - Vazhdojnë tratativat delikate mes konservatorëve të David Cameron, të cilët arritën në zgjedhje një mazhorancë relative të mandateve të deputetëve dhe rrjedhimisht nuk mund të formojnë një qeveri pa një koalicion, dhe liberaldemokratëve, partia e tretë britanike, për krijimin e një koalicioni. REJKIAVIK/LISBONË/MADRID/PARIS - Vazhdon situata e trazuar e trafikut ajror në hapësirën ajrore të veriperëndimit të Evropës dhe në Atlantik, ku trafikua ajror po has probleme për shkak të një reje të mëdha hiri vullkanik e ardhur nga vullkani islandez 'Eyjafjöll'. TË TJERA -------------- IZRAEL/TERRITORET PALESTINEZE JERUSALEM/RAMALLAH - I dërguari amerikan për Paqes në Lindjen e Mesme, George Mitchell hedh hapin e parë për bisedime të ndërmjetësuara mes izraelitëve dhe palestinezëve pas një takimi të fundit me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas. MOSKË - Për herë të parë, ushtarë nga katër vende të NATO-s, ndër të cilat SHBA-ja, parakalojnë sot në Sheshin e Kuq të Moskës me rastin e përvjetorit e 65-të të fitores së Forcave Aleate kundër nazifashizmit, që kremtohet me paradën më të madhe ushtarake organizuar në Rusi që nga shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik. MOSKË - Një shpërthim në një minierë në Siberi shkaktoi vdekjen e të paktën 11 personave, bilanc që rrezikon të rritet, duke qenë se 20 forca sigurie dhe 60 minatorë kanë mbetur të bllokuar në galeritë e minierës. BERLIN - Zgjedhje në Renani-Vestfalinë Veriore, landi më i populluar i Gjermanisë me 18 milionë banorë. Këto janë zgjedhjet e para rajonale që nga ardhja në pushtet në tetor të koalicionit të qendrës së djathtë të drejtuar nga Angela Merkel, që mund të marrë mazhorancën në Bundesrat, dhoma e lartë e parlamentit. KIEV - Paradë ushtarake rreth orës 06:00 për të kremtuar fitoren e forcave aleate ndaj trupave nazifashiste, fjalim i presidentit ukrainas, Viktor Janoukoviç një ditë pas vizitës së tij në Moskë. KAJRO - Vizitë e presidentit irakian, Xhalal Talabani i cili do të takohet me homologu e tij egjiptian, Hosni Moubarak./ /i.p/
KOMENTE