Be - Presidenca Spanjolle Deklaron Se Do Të Mbrohet Stabiliteti I Euros
BRUKSEL, 9 maj /ATSH-AFP/ - Ministrat evropian të Financave "do të mbrojnë euron" sot gjatë takimit të tyre në Bruksel që ka synim krijimin e një Fondi Mbështetës me urgjencë, deklaroi pak më parë ministrja spanjolle Elena Salgado, vendi i së cilës mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.
"Do të mbrojmë euron, jemi të bindur që duhet t'i japim më tepër stabilitet monedhës sonë të përbashkët dhe do të përdorim të gjitha alternativat për at arritur këtë synim", deklaroi Salgado, pas një seance të punimeve të takimit të jashtëzakonshëm të ministrave të Financave të BE-së, në Bruksel.
Ajo u pyet lidhur me mesazhin që do t'u përcillet tregjeve përmes këtij takimi, përgjatë të cilit ministrat do të përpiqen për krijimin e një Fondi mbështetjeje financiare të paprecedent në favor të vendeve të zonës euro të cilat përballen me vështirësi.
Salgado u shpreh gjithashtu se vendi i saj, i konsideruar si një ndër më të rrezikuarit pas Greqisë për shkak të shtimit të borxhit të tij dhe deficitit të lartë buxhetor, nuk parashikon ta përdorë këtë fond.
"Spanja nuk ka në plan ta përdorë këtë fond ndihme", u shpreh ajo.
Ky mekanizëm "për stabilizimin e zonës euro" do të ketë në dispozicion një shume prej 60 miliardë eurosh, sipas propozimit të fundit të bërë në tryezën e bisedimeve./
/i.p/