English

Bosnje - Monument Në Kujtim Të Fëmijëve Të Vrarë Gjatë Luftës Në Sarajevë

SARAJEVË, 9 maj /ATSH-AFP/ - Një monument në kujtim të 521 fëmijëve të vrarë gjatë 44 muajve të rrethimit të Sarajevës gjatë konfliktit në Bosnje të viteve 1992-1995 u përurua sot në kryeqytetin boshnjak, njoftoi agjencia FENA. "Moumenti përmban emrat e fëmijëve për të cilët kemi mbledhur të gjitha të dhënat dhe dokumente të rëndësishme", deklaroi për agjencinë FENA Fikret Grabovica, kryetar i një shoqate të prindërve të fëmijëve viktima të luftës. Emrat e 521 fëmijëve, identietet e të cilëve janë konfirmuar janë shkruar në monument, i cili paraqitet në formën e disa kolonave të vogla. Gravovica shtoi se shoqata ka emrat e 500 fëmijëve të tjerë, por se identitetet e tyre janë konfirmuar vetëm nga një burim, si policia ose spitalet. Rrethimi i Sarajevës, më i gjati në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, filloi në prill të vitit 1992 e vazhdoi deri në nëntor të vitit 1995 dhe u konsiderua si një nga episodet më të errët të luftës së Bosnjes. Gjatë këtij rrethimi forcat serbe të Bosnjes bombarduan qytetin ndërsa qitës të izoluar terrorizuan civilët. Sipas disa organizatave joqeveritare për të drejtat e njeriut, rrethimi i kryeqytetit boshnjak shkaktoi 10 000 të vdekur, ndër të cilët 1 500 fëmijë. /I.Pu.
KOMENTE