Britani - Rinisin Negociatat Koservatorë-Liberaldemokratë Për Formimin E Qeverisë
LONDËR, 9 maj /ATSH-AFP/ - Konservatorët dhe liberaldemokratët rinisën sot negociatat për një marrëveshje për formimin e qeverisë të re britanike, në mungesë të një mazhorance absolute në zgjedhjet legjislative britanike.
Negociatorët liberaldemokratë dhe konservatorë rinisën diskutimet sot rreth orës 10:00 GMT me qëllim progres në bisedimet e hapura të premten, pas ofertës për një "marrëveshje" të bërë liberaldemokratëve nga David Cameron, kreu i konservatorëve.
Bisedimet do të zhvillohen ''duke respektuar pozicionin i çdo kujt", deklaroi konservatori William Hague, që pritet të jetë kreu i diplomacisë britanike në qeverinë e ardhshme, me mbërritjen e tij në tryezën e bisedimeve.
Torët i ofruan mbrëmjen e së premtes një lloj kompromisi liberaldemokratëve pasi nuk arritën të merrnin një shumicë absolute, megjithëse kanë arritur një rezultat më të lartë se laburistët e kryeministrit Gordon Brown.
Liberaldemokratët, të renditur të tretët, janë shndërruar në faktor vendimtar për të zgjidhur situatën politike në Britani./
/i.p/