Cisjordani - Fillojnë Negociatat Indirekte Ndërmjet Palestinezëve Dhe Izraelitëve
CISJORDANI, 9 maj /ATSH-AFP/ - Bisedimet indirekte ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, "filluan", deklaroi sot kryenegociatori i palestinezëve, Saeb Erekat.
"Sot ne mund të themi se kanë filluar bisedimet indirekte," deklaroi Erekat në Ramallah (Bregu Perëndimor), gjatë një takimi ndërmjet presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas dhe të dërguarit të posaçëm amerikan, George Mitchell.
Bisedimet pritet të zgjasin katër muaj dhe do të mbulojnë çështje që lidhen me kufijtë, një kërkesë të palestinezëve dhe sigurinë e Izraelit.
/e.v/