English

Dita e 10 e grevës, 14 persona në spital

Tiranë, 09 Maj, NOA - Pas 10 ditësh nga greva e urisë numri i deputetëve dhe qytetarëve që kanë lënë grevën e urisë ka arritur në numrin 14. Në orët e para të mëngjesit të sotëm është dërguar një tjetër grevistë në spital.

Ndërsa, Elisa Spiropali është grevistja më e fundit që ka lënë grenë e urisë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Spiropali është larguar nga çadra në bulevardin kryesor të kryeqytetit në orën 11. 00.

Ajo është transportuar me barelë në ambulancë për ta dërguar në QSUT ku do ti nënshtrohet kontrollit mjekësor. Spiropali është përcjellë me duartrokitje nga protestuesit.

Spiropali është dërguar në spital pak pas fillimit të protestës së opozitës paraditen e sotme.

m.xh/NOA

KOMENTE