English

Drejtori I Përgjithshëm I Atsh-Se, Artur Zheji Dha Nje Pritje Për Ambasadorin E Rp Te Kines Wang Junling

TIRANE, 9 Maj ATSH/- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Artur Zheji, dha një pritje për ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Wang Junling. Në qëndër të bisedimeve gjatë kësaj pritje mes Z. Zheji dhe stafit të ATSH me Ambasadorin Junling ishte rritja e bashkëpunimit dhe konkretizimit të një marrëveshjeje të re mes ATSH-së dhe Agjencisë Kineze të lajmeve HSINHUA si dhe vendosja e lidhjeve me CRI, Radio e Jashtme e Kines dhe CCTV, Televizioni Kombetar i RP te Kines. Ambasadori Junling, duke vlerësuar rolin e ATSH-së si e vetmja Agjenci zyrtare e pasqyrimit real të ngjarjeve si dhe të reformave të ndërmarra së fundmi për t'u kthyer në një Agjenci Lajmesh multimediale, ( lajme, foto, audio dhe video), theksoi se është i angazhuar për të konkretizuar një marrrëveshje te re bashkëpunimi mes ATSH-së dhe HSINHUA-së, si dhe me CRI dhe CCTV, me qëllim pasqyrimin si të arritjeve të RP të Kinës në Shqipëri dhe anasjelltas. Z.Zheji theksoi se festimi i 60 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, hodhi një hap të ri për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe u shpreh i gatshëm për zgjerimin e gamës së tematikës së lajmeve të ATSH-së nga Kina, duke përfshirë në mënyrë të veçantë edhe fusha të tilla si, ato të artit dhe kulturës, ekonomisë dhe në veçanti atë të komunikimit, duke kërkuar për këtë qëllim shpejtimin e hapave për të arritur marrëveshjen e re me HSINHUA në shkëmbimin e lajmeve, fotove, audio-s dhe video-s. /a.gj/
KOMENTE