English

Durres: Mot I Paqendrueshem, Kushte Te Mira Detare

DURRES, 9 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Moti i paqëndrueshëm dhe kushtet e favorshme detare do të karakterizojnë sot situatën metereologjike në rajonin e Durrësit. Burime nga kapiteneria e portit më të madh të vendit bënë të ditur për ATSH-në se tre tragete me udhëtarë dhe kamionë që mbërritën nga Bari (Itali) janë ankoruar në kalata që në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pritet të mbërrijë edhe një traget tjetër nga porti i Triestes (Itali). Kushtet e mira detare vazhdojnë të shfrytëzohen nga motopeshkatoret, të cilat megjithëse është e dielë, kanë dalë edhe sot në gjueti në zonën nga grykëderdhja e Semanit në jug deri në atë të Bunës në veri. Sipas burimeve të kapitenerisë, në kalatat e portit detar ka filluar përpunimi i anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë, ndërsa mësohet se do të vazhdojë me ritme normale trafiku i mjeteve detare në basenin portual. Era që vazhdon të fryjë e lehtë nga verilindja gjatë 24 orëve të fundit ka ndikuar në uljen e temperaturave të ajrit dhe sipas të njejtave burime gjatë ditës së dielë nuk priten ndryshime të rëndësishme të kushteve të motit. /a.ke/
KOMENTE