Ekonomi - Fillon Një Mbledhje Urgjente E Be-Së Për Zonën Euro
BRUKSEL, 9 maj /ATSH-AFP/ - Ministrat evropianë të Financave filluan sot pasdite në Bruksel rreth orës 16:15 (14:15 GMT) një mbledhje urgjente në përpjekje për të vënë në zbatim një mekanizëm ndihme për vende të zonës euro që janë në vështirësi, njoftoi një burim diplomatik.
Objektivi është arritja e një marrëveshjeje përpara hapjes së tregjeve financiare nesër në mëngjes.
Ministrat po shqyrtojnë një propozim të Komisionit Evropian, që parashikon veçanërisht një mekanizëm huaje të Bashkimit Evropian për vendet e zonës euro që janë në vështirësi financiare, që arrin deri në 60 miliardë euro, mësohet nga burime diplomatike.
/I.Pu.