English

Ekonomi - Greqi - Fmn-Ja Miraton Një Kredi Prej 30 Miliardë Euro Gjatë Tre Vjetëve

NJU JORK, 9 maj /ATSH-AFP/ - Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN, miratoi një program ndihme për Greqinë prej 30 miliardë euro gjatë tre vjetëve, mësohet nga një komunikatë, në përfundim të një mbledhjeje të këshillit administrativ të Fondit. FMN-ja dhe vendet e zonës euro i kanë premtuar Greqisë një ndihmë prej 110 miliardë euro gjatë tre vjetëve për ta ndihmuar në përballimin e krizës së saj buxhetore. Bashkimi Evropian është shprehur gjithashtu i vendosur sot të "mbrojë" zonën euro nëpërmjet zbatimit të mekanizmave mbështetëse për vendet në vështirësi për të ndaluar përhapjen e krizës greke në vende të tjera të Bashkimit Monetar Evropian, nën presionin e Shteteve të Bashkuara të cilat kërkojnë masa "të fuqishme". Ministrat e Financave të 27 vendeve të BE-së filluan sot një mbledhje në Bruksel me objektiv urgjent gjetjen e një zgjidhjeje që mund t'i bindë tregjet financiare, që kanë pësuar rënie ditët e fundit kudo në botë, të përfshirë nga frika e një falimentimi të Greqisë. /I.Pu.
KOMENTE