Ekonomi - Sarkozy Dhe Merkel Mirëkuptim Të Plotë Për Masat Që Do Të Njoftohen Lidhur Me Euron
PARIS, 9 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane Angela Merkel ranë biseduan sot në orën 16:00 GMT dhe konstatuan mirëkuptimin e tyre të plotë lidhur me masat që do të njoftohen", po sot në Bruksel përballë krizës së zonës euro, njoftoi presidenca franceze.
"Dy drejtuesit ranë dakord këtë mbrëmje në orën 18:00 për të folur lidhur me mjetet që do të përdoren për zgjidhjen e krizës financiare", njoftoi presidenca franceze në një komunikatë.
"Ata konstatuan mirëkuptimin e plotë lidhur me masat që do të njoftohen sot nga Ecofin (këshilli i ministrave të Financave të BE-së), në konkluzionet e Eurogrupit të mbledhur në nivel kryetarë shtetesh dhe qeverish, të premten", shtoi presidenca franceze.
Kryetari i shtetit francez ka thirrur sot për sot në mbrëmje në Elize një mbledhje ndërministrore me temë qendrore krizën aktuale për të analizuar situatën përpara hapjes së tregjeve ditën e nesërme.
/I.Pu.