English

Elsa Lila hyn në grevë urie

Tiranë, 09 Maj, NOA – Këngëtarja Elsa Lila është grevistja më e re që u është bashkuar protestuesve të Partisë Socialiste. Në një fjalim të mbajtur në mitingun e sotëm në bulevardin”Dëshmorët e Kombit”, Lila u shpreh se hynë në grevë për lirinë dhe demokracinë e vendit.

“Kjo protestë vë një gur më shumë në themelet e demokracisë. Më lejoni të jem një zë më shumë në korin e madh të lirisë që nuk ka vesh të mos e dëgjojë”, u shpreh ajo.

Lila u shpreh se sot ka ardhur ora e qytetarit, duke shtuar se “do bashkohem me qytetarët e ndershëm, me dëshirën time të lirë”.

m.xh/NOA

KOMENTE