Bruksel, 09 Maj, NOA - Eurocontrol, agjencia që merret me kontrollin e hapësirës ajrore evropiane, njofton se shumica e aeroporteve do të hapen gjatë ditës. Një numër aeroportesh janë mbyllur paraditen e sotme si pasojë e rishfaqjes së hirit vullkanik.
Agjencia njofton se sot do të ketë 500 fluturime më pak se mestaraja për shkak të hirit vullkanik që “ende vazhdon ta prekë hapësirën ajrore evropiane”.
Fluturime janë anuluar në Francë, Itali, Portugali, kurse fluturimet transantlantike kanë vijuar si zakonisht vetëm me drejtime të reja. Muajin e kaluar, nga hiri i vullkanit që shpërtheu në Islandë, për afro një javë, u mbyll hapësira ajrore evropiane.
NOA/RFE