Francë, 10 Maj NOA - Në Francë është kthyer në modë Dirty Dancing, kërcimi sensual që në vitin 1987 ndiqej në filmin e luajtur nga Jennifer Grey dhe Patrick Swayze.
Janë pikërisht hapat e tij të cilat tashmë mund të themi se janë më të ndjekurat në këtë shtet ku krahas klubeve dhe diskove tashmë ai është i preferuar dhe në ceremonitë dasmore.
Duke parë këtë interes të madh të gjithë personave në Francë, është hapur në Paris në një shkollë kërcimi, një kurs i veçantë, nga i cili mund të mësohet koreografia e tij.
Duhet thënë se moda e Dirty Dancing para se të vinte në Francë, më parë ishte në SHBA dhe Britaninë e Madhe.
r.b/NOA