English

Francë - Sarkozy Organizon Një Takim Ndërministror Mbi Krizën Në Zonën Euro

PARIS, 9 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy vendosi të organizojë sot rreth orës 16:45 GMT në pallatin Elize "një takim pune lidhur me krizën financiare që po kalon zona euro", njoftoi sot presidenca franceze përmes një deklarate për shtyp. Në këtë takim do të jenë të pranishëm kryeministri François Fillon, shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner, ministri i Buxhetit, François Baroin, si dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Pierre Lellouche dhe Alexandre de Juniac, drejtori i kabinetit të ministres së Ekonomisë, Christine Lagarde, e cila ndodhet në Bruksel në takimin e ministrave të Financave të vendeve të Bashkimit Evropian, ''Ecofin''./ /i.p/
KOMENTE