Arabi Saudite, 10 Maj NOA - Prej gati 18 vitesh Saad al-Qahtani, 61 vjeç, ka jetuar në mes të shkretëtirës të Arabisë Saudite në një makinë, të cilën e kishte kthyer në banesën e tij.
I mbetur në këtë vend me fouristradën e tij, e cila ishte e prishur, vendosi të jetonte aty duke e kthyer automjetin e tij në një shtëpi.
Ai ishte bllokuar midis Mekës dhe Jeddah-ut dhe kjo si pasojë pasi ai nuk dinte të rregullonte defektin që kishte pësuar makina.
Siç bëjnë të ditur mediat, personi në fjalë duke parë se nuk kishte familje dhe lidhje me të afërmit e tij, mori vendimin që të jetonte pikërisht në mes të shkretëtirës.
“Personat që kalojnë më japin për të ngrënë ose diçka për të pirë. Më pëlqen së tepërmi të jetoj larg njerëzve dhe zhurmës së qyteteve”, - këto ishin fjalët e Saad i cili ka treguar diçka në lidhje me jetesën e tij në shkretëtirën e Arabisë Saudite.
r.b/NOA