English

Islandë - Vullkan - Gjermani - Aeroporti I Mynihut Mbyllet Deri Në Një Urdhër Të Ri

BERLIN, 9 maj /ATSH-AFP/ - Të gjitha fluturimet janë anuluar sot në aeroportin e Mynihut, në lindje të Gjermanisë, që prej orës 13:00 GMT e deri në një urdhër të ri për shkak të resë së hirit të lëshuar nga vullkani islandez Eyjafjöll, njoftoi agjencia gjermane e sigurisë ajrore,DFS. "Asnjë ngritje dhe asnjë ulje avioni nuk mund të zhvillohet në aeroportin e Mynihut për shkak të ngarkimit të ajrit nga retë vullkanike", bëri të ditur DFS-ja në një komunikatë. "Kjo masë është e vlefshme deri në një urdhër të ri", thuhet në dokument. Dy aeroporte të tjera rajonale, ai i Augsburgut dhe i Memingenit janë mbyllur gjithashtu për të njëjtat arsye. /I.Pu.
KOMENTE