Islandë - Vullkan - Kroaci - Mbyllet Pjesërisht Hapësira Ajrore
ZAGREB, 9 maj /ATSH-AFP/ - Trafiku ajror u mbyll pjesërisht sot në Kroaci dh dy aeroporte janë mbyllur në bregun e Adriatikut për shkak të një reje tjetër hiri që vjen nga vullkani islandez aktiviteti i të cilit ka bllokuar edhe në mes të prillit hapësirën ajrore evropiane.
"Për shkak të hirit vullkanik aeroportet e Splitit dhe Zadarit janë mbyllur", njoftoi kompania ajrore kombëtare "Croatia Airlines".
Aeroportet e Splitit dhe Zadarit ndodhen në brigjet qendrore të Adriatikut në Kroaci.
Hapësira ajrore në këtë pjesë të Kroacisë u mbyll në orën 14:00 (12:00 GMT).
Por, aeroportet e Zagrebit, Pulas, në veriperëndim, Dubrovnikut, në jugperëndim dhe Osijekut, në lindje, janë të hapur.
/I.Pu.