Izraeli Do Të Ndërtojë Një Monument Në Kujtim Të Përpjekjeve Të Ushtrisë Së Kuqe
JERUSALEM, 9 maj /ATSH-AFP/ - Izraeli do të ndërtojë një monument të fitores në kujtim të përpjekjeve të bëra nga Ushtria e Kuqe për të mposhtur Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, njoftoi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.
"Ndërtimi i një monumenti kombëtar synon të shprehë falenderimin dhe mirënjohjen ndaj popullit rus dhe ushtrisë së Kuqe për sakrificën dhe heroizmin e tyre, që bëri të mundur fitoren e botës së lirë ndaj Gjermanisë naziste më 9 maj të vitit 1945", njoftoi zyra e kryeministrit në një komunikatë.
Ky vendim njoftohet gjatë një mbledhjeje të qeverisë izraelite ditën kur Rusia feston 65-vjetorin e fitores së aleatëve ndaj Gjermanisë naziste.
Gjashtë milionë hebrenj janë vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, sidomos në kampe përqendrimi dhe shfarosjeje, shumë prej të cilëve u çliruan nga forcat sovjetike.
/I.Pu.