English

Konfindustria: Ligji për investimet e huaja dëmton biznesin vendas

Tiranë, 09 Maj, NOA - Konfindustria ka reaguar sot për një nga projekt ligjet më të fundit të qeverisë për investimet e huaja. Duke u ndalur në nenet e këtij drafti Konfindustria thekson se në këtë mënyrë i jepet më shumë prioritet biznesit të huaj duke dëmtuar atë vendas.

“Termi “investim i huaj” mbetet pa kuptim në kushtet e integrimit të tregjeve dhe shteteve përfshi dhe Shqipërinë dhe si rrjedhim zbatimi i PL do të ishte i pazbatueshëm, sepse jepen shtysa të forta për daljen e kapitalit shqiptar jashtë vendit në mënyrë artificiale për tu rikthyer në vend vetëm me statusin e privilegjuar të “investitorit të huaj”, thuhet në njoftimin e bërë nga Konfindustria.

Megjithatë, Konfindustria shprehet parimisht në mbështetje të plotë të këtij projektligji, por thekson se do të ishte më pozitive nëse fusha e tij e zbatimit do të përfshinte të gjithë llojet e investitorëve pa dallim vendit të origjinës së kapitalit.

“Nëse do të jepnim mbrojtje të veçante ligjore vetëm për “investitorët e huaj” në raport me vendorët do të krijonim prishje të konkurrencës tregtare, largim të kapitaleve jashtë vendit, pengim të nismave investuese në vend. Për më shumë nëse vlerësojmë në thellësi”, thekon Konsindustria.

Duke u ndalur në një nen të ligjit që parashikon heqjen e të drejtës së gjykatave shqiptare për pezullimin ose ndërprerjen e investimit të huaj, Konfindustria vren “një e drejtë e tillë thelbësore, nuk jepet për investitorët shqiptare të ndodhur në të njëjtat kushte”.

m.xh/NOA

KOMENTE