English

Konfindustria: Ligji "Për Investimet E Huaja" Të Zbatohet Për Të Gjithë Investitorët

TIRANË, 9 Maj/ATSH/.- Konfindustria kërkoi sot që fusha e zbatimit të ligjit "Për investimet e huaja" të përfshijë të gjitha kategorite e investitorëve, pa dallim vendit të origjinës së kapitalit. "Duke marrë shkas nga miratimi në Këshillin e Ministrave te ligjit "Për investimet e huaja", sipas të cilit privilegjohen ndjeshëm investitorët e huaj krahasuar me investitorët vendas në të gjithë marrëveshjet e dyanshme me palë të treta, ku njëra palë është shteti shqiptar, Konfindustria shprehet parimisht në mbështetje të këtij ligji, nëse fusha e tij e zbatimit do të përfshinte të gjitha kategorite e investitorëve pa dallim te vendit të origjinës së kapitalit", thuhet në një njoftim për shtyp të Administratorit të Përgjithshëm të Konfindustrias, Gjergj Buxhuku. /a.s//a.ke/
KOMENTE