Lsi: Shqipëria Progres Në Procesin Për Integrimin Në Be
laron Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama-
TIRANË, 9 Maj/ATSH/.- Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Luan Rama, zhvilloi sot një takim me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike në Pogradec, ku theksoi progresin e Shqipërisë në procesin për integrimin në Bashkimin Evropian.
Zyra e shtypit pranë LSI-së bëri të ditur se në fjalën e tij, z.Rama vlerësoi dorëzimin e Pyetësorit të Komisionit Europian si një hap mjaft cilësor, ndërsa ritheksoi punën e madhe që është bërë për liberalizimin e vizave duke u shprehur se "heqja e tyre do të bëhet e mundur brenda këtij viti".
Z. Rama theksoi se LSI-ja do të mbajë dhe premtimin e bërë para qytetarëve shqiptarë. "Tashmë edhe faktori ndërkombëtar e ka vlerësuar këtë progres shumë të madh që Shqipëria ka bërë në të gjitha drejtimet e kërkuara nga Udhërrëfyesi i Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave dhe në të gjitha aspektet është një punë voluminoze, konkrete, që ka treguar qartë vullnetin e kësaj qeverie, por dhe vullnetin tonë si Lëvizje Socialiste për Integrim për të garantuar mbajtjen e atij premtimi madhor që i shërben çdo qytetari shqiptar, që brenda këtij viti të gjithë shqiptarët të fitojnë të drejtën të lëvizin pa viza në hapësirën Europiane", u shpreh z. Rama.
Më tej, Rama theksoi se "roli i LSI-së ka qenë dhe mbetet si i një force politike konstruktive dhe europiane". Sipas tij, është kjo arsyeja që mbështetja qytetare për LSI-në ka ardhur gjithnjë në rritje, prandaj, tha ai, detyrimi ynë ndaj qytetarëve mbetet i pandryshuar. /a.m//a.ke/