English

Merr 10 vjet burgim për vrasje, rishfaqet njeriu që u dënua se e vrau

Kinë, 09 Maj NOA - Një ngjarje me të vërtetë e çuditshme ajo çka ka ndodhur në fshatin kinez. Një shtetas i Kinës ka kaluar 10 vite burgimi dhe kjo me akuzën e vrasjes por, një e papritur ka ndodhur në këtë ngjarje ku viktima e mundshme është kthyer në shtëpinë e tij.

Kështu në vitin 1999 Zhao Zuohai, ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe kjo pasi dyshoj se kishte vrarë një person të fshatit ku dhe ai jetonte.

Ndërkohë që personi në fjalë po vuante dënimin, papritur është parë që viktima e mundshme e tij, të shfaqet sërish duke u kthyer në fshatin ku jetonte.

“Vëllai ishte detyruar të pranonte një krim të cilin nuk e kishte bërë dhe kjo si rrjedhojë e presionit dhe torturave policore”, - këto ishin fjalët së motrës të personit të akuzuar, e cila pohoi këtë fakt.

r.b/NOA

KOMENTE