English

Një Tërmet 7.2 Ballë Godet Indonezinë (2)

XHAKARTË, 9 maj /ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë goditi sot provincën indoneziane Aceh, duke shkaktuar një alarm për cunami, njoftoi agjencia vendase e meteorologjisë dhe gjeofizikës. Tërmeti u regjistrua në orën 12:59 (05:59 GTM) në thellësinë e 30 kilometrave dhe rreth 66 kilometra në jugperëndim të distriktit Meulaboh. Popullsia e Aceh ka mbetur ende e traumatizuar nga tërmeti i magnitudës 9.3 ballë, që shkaktoi edhe një cunami, që e goditi vendin dhe zonat e tjera përreth Oqeanit Indian më 26 dhjetor të vitit 2004. /e.v/
KOMENTE