English

Obama flet për krizën greke: Jam shumë i shqetësuar

Uashington, 9 maj, NOA - Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, duke folur për televizionin rus “Rossiya” tha se ishte "shumë i shqetësuar" rreth krizës greke dhe ndikimin që ka ajo në ekonominë evropiane.

Unë jam shumë i shqetësuar për atë që po ndodh në Evropë", - tha Obama për televizionin rus në një intervistë të regjistruar në Shtëpinë e Bardhë.

"Unë besoj se evropianët janë bërë të vetëdijshëm për situatën shumë të rëndë, Greqia ka marrë masa shumë të vështira", - tha presidenti i SHBA-së.

"Nëse do të mund të stabilizojmë situatën në Evropë, do të jetë mirë edhe për SHBA-në dhe për Rusinë", tha Obama.

a.k/NOA

KOMENTE