Pakistan - Rreth 10 Militantë Eliminohen Gjatë Një Sulmi Me Avion Të Telekomanduar
MIRANSHAH, 9 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën dhjetë militantë u eliminuan sot gjatë një sulme me avion të telekomanduar, i cili goditi me dy raketa një prej vendstrehimeve të tyre në zonat fisnore në veriperëndim të Pakistanit, njoftuan sot burime zyrtare të sigurisë lokale.
Sulmi me raketa ndodhi në qytezën Inzarkas, rreth 50 kilometra në perëndim të Miranshah, qyteti kryesor i distriktit fisnor të Waziristanit Verior, ndër rajonet kryesore në zotërim të talebanëve dhe aleatëve të tyre të al-Kaidës.
"Raketat goditën një bazë të rebelëve në qytezë, ku rreth dhjetë prej tyre mbetën të vdekur", deklaroi për AFP një zyrtar i lartë i sigurisë në rajon, i cili nuk pranoi t'i bëhej publik identiteti.
Një tjetër zyrtar i lartë a konfirmoi sulmin si dhe bilancin e viktimave, i cili shtoi se nuk kishte informacion lidhur me kombësinë e të vrarëve./
/i.p/