English

Protesta, Rëndohet Situata E Qarkullimit Rrugor Në Tiranë

TIRANË, 9 Maj/ATSH/.- Që prej një jave, qyetarët e Tiranës janë duke u përballur me një trafik tepër të rënduar rrugor. Si punimet për rikonstruksionin e Sheshit "Skenderbej", ashtu edhe bllokimi i Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" nga protestat e opozitës, e kanë çuar në kolaps qarkullimin rrugor. Edhe sot, diten e dielë, shumë nga akset kryesore të Tiranës janë të mbingarkuara nga makinat, të cilat qëndrojnë të bllokuara në trafik për minuta të tëra. Problematike paraqitet situata në Unazën e Tiranës, e sidomos në segmentin në bulevardin "Xhan Dark", ku lëvizja e makinave thuajse është e paralizuar. Trafiku devijon nga të mundet për shkak të bllokimit të një pjese të madhe të bulevardit "Dëshmoret e Kombit", ku opozita prej më shumë se një javë është duke zhvilluar protestën për transparencën e zgjedhjeve parlamentare të shkuara. Për më keq akoma, ende nuk dihet se si do të zgjidhet situata, sepse kjo gjendje nuk dihet ende sa do të vazhdojë dhe askush nuk jep dot një përgjigje. Qarkullimi me makinë është kthyer në një stres për shumë qytetarë, të cilët krahas nervave të tendosura, pengesave të shumta, iu duhet të harxhojnë edhe më teper karburant në këtë situatë. /a.m//a.ke/
KOMENTE