Tiranë, 9 maj, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste në fillim të fjalimit të tij në protestën e sotme është përpjekur të hedh poshtë akuzat e mazhorancës në lidhje me transparencën e grevës.
Kreu i PS-së u shpreh se mes masazheve të shumta që ka marrë në telefon, kanë qenë dhe mesazhe anonime, që i kujtonin kreut të PS-së se grevistët nuk mund të qëndronin prej 10 ditësh pa ushqim. Kreu i PS-së u shpreh se mesazhet cinike, vijnë nga pushteti dhe oborri i pushtetit.
“Në atë mesazh, dora cinike kish shkruar se të rrish 10 ditë pa bukë nuk ke fuqi të çohesh nga shtrati, e jo më të mbash fjalime si këto që po dëgjojmë. Unë kam një përgjigje për të dhe për të gjithë atë ciznimës i cili sot në pushtet dhe në oborrin e pushtetit ushqen me energji negative gjithfarëlloj ndjesish dhe hamendjesh. Përgjigja ime është, po, kur një njeri i zakonshëm rri dhjetë ditë pa bukë, për arsye që nuk lidhen me shpirtin e tij, padyshim që nuk ka fuqi të ngrihet nga shtrati, e mbase nuk ka fuqi të marrë frymë, por kur një njeri ndj en nevojën e jashtëzakonshme pre liri, nuk është ushqimi që vjen nga goja, por ushqimi nga shpirti që e bënë të ngrihet, duke thyer çdo ligj të natyrës” , u shpreh Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
m.xh/NOA