Cheltenham, 9 maj, NOA – Plot 35 orë ka zgjatur ndeshja e cila hyri në rekordin Guines, e zhvilluar në qytetin anglez të Cheltenhamit.
E nisur më 5 maj dhe e përfunduar më 8 maj, duke shënuar rezultatin 333:293, ajo ka arritur të thyejë rekordin e mëparshëm për ndeshjen më të gjatë të futbollit, i cili deri tani mbahej nga një ndeshje e zhvilluar në një hark kohor prej 33 orësh.
Futbollistët që janë ndeshur për ndeshjen më të gjatë në kohë të botës, ishin ata të ekipeve Cambray dhe Castuold All Stars.
Qëllimi i këtyre dy ekipeve ishte të luanin pandërprerë 40 orë por një shi i fortë i detyroi ata të ndalen kur kishin hyrë në orën e 36-të të takimit.
Bëhet me dijeni ndër të tjera se koja kishte karakter humanitar, ndërsa janë grumbulluar rreth 35 mijë euro të cilat do të dhurohen si ndihmë për fëmijët e varfër në Indi.
n.e/NOA