English

Rusi - Mbi 11 Viktima Dhe 80 Të Bllokuar Nga Një Shpërthim Në Një Minierë Karboni

MOSKË, 9 maj /ATSH-AFP/ - Një shpërthim në një minierë në Siberi shkaktoi vdekjen e të paktën 11 personave, bilanc që rrezikon të rritet, duke qenë se 20 forca sigurie dhe 60 minatorë kanë mbetur të bllokuar në galeritë e minierës, njoftoi sot një ekip hetuesish, ndërkohë që operacionet e shpëtimit janë ndërprerë. Shpërthimi ndodhi përgjatë natës së kaluar në një minierë karboni në Raspadskaja, në rajonin Kemerovo ndërkohë që 370 minatorët ndodheshin në brendësi të galerive, ndër të cilët 11 kanë mbetur të vdekur, njoftuan hetuesit. "Gjatë operacioneve të shpëtimi ndodhi një shpërthim i dytë metani. Për momentin mbetet ende e paqartë situata lidhur me 20 rojet e sigurisë dhe 60 minatorët e mbetur nëpër galeri", shtohej në deklaratën e hetuesve. Guvernatori i rajonit Kemerovo, Aman Toulejev njoftoi për ndërprerjen e operacioneve të shpëtimit, për shkak të situatës së rëndë dhe tepër të rrezikshme në brendësi të minierës./ /i.p/
KOMENTE