Rusia Parandalon Një Sulm Terrorist Në Kaukaz
MOSKË, 9 maj /ATSH-AFP/ - Një person humbi jetën sot pas shpërthimit të një makine bombë në Kaukazin verior, njoftuan forcat e ligjit dhe të rendit në Rusi, duke shtuar se një "sulm i madh terrorist" është parandaluar. Shpërthimi ndodhi në qytetin Kaspiisk në republikën e Dagestanit kaukazian, kur policia ndaloi automjetin në fjalë, tha një burim i policisë cituar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti.
"Një sulm i madh terrorist, me sa duket, është parandaluar," shtoi agjencia. Një person i paidentifikuar u vra nga shpërthimi, i cili u ndodhi pranë një baze ushtarake, tha një burim i FSB-së (ish-KGB), cituar nga agjencia Itar-Tass.
Mediat ende nuk kanë detaje në dispozicion.
Kaukazi rus është rrënuar nga dhuna që prej viteve 1990 dhe lufta e parë në Çeçeni.
/e.v/