English

Seria A, gjithçka do të vendoset javën e fundit

Itali, 9 Maj NOA - Për sa i përket fitimit të kampionatit italian të Seria A, gjithçka duhet thënë se është shtyrë për javën e fundit, e cila do të jetë dhe vendimtarja në lidhje me këtë fakt. Të dy ekipet të cilat kryesojnë kampionatin arritën të fitonin në sfidat e tyre, ku respektivisht Interi mundi Kievon me rezultatin 4 me 3, ndërsa Roma fitoi 2 me 1 kundrejt Kaljarit.

Për ziklatërit e Murinjos ndeshja nisi me një dizavantazh dhe kjo falë një autogoli të Thiago Motës. Më pas rezultati u kthye në favor të tyre falë golave të Cambioaso, Militos dhe Balotellit, ku për tu theksuar është dhe një autogol tjetër por, këtë herë në radhët e skuadrës së Kievos, ku shkaktari i tij ishte Mantovani.

Më pas ishin golat e Markolinit dhe të Pelisier, të cilët çuan në rezultatin final të kësaj gare në 4 me 3 për Interin.

Në sfidën tjetër asaj midis Romës dhe Kaljarit të ftuarit kaluan në avantazh në pjesën e dytë të takimit falë golit të shënuar nga Lazzari. Më pas për kthimin e rezultatit në favor të kryeqytetasve mendoi vetë kapiteni, Françesko Toti, i cili arriti të shënonte një dopietë, ku një ndër golat u realizua në njëmbëdhjetëmetërsh.

Tashmë është vendosur përfundimisht se java e fundit e këtij kampionati, do të japë përfundimisht fituesen e tij.

r.b/NOA

KOMENTE