Shba - Talebanët Pakistanezë Janë Organizatorë Të Atentatit Të Dështuar Të Nju Jorkut
UASHINGTON, 9 maj /ATSH-AFP/ - Shtetet e Bashkuara kanë provën se talebanët pakistanezë janë organizatorë të atentatit të dështuar të kryer javën e kaluar në Nju Jork, deklaroi sot ministri amerikan i Drejtësisë, Eric Holder.
"Kemi mbledhur prova që tregojnë se talebanët pakistanezë janë përgjegjës për atentatin me autobombë të kryer më 1 maj në Times Square, deklaroi ministri i pyetur nga televizioni ABC.
Një pakistanez i cili kishte marrë shtetësinë amerikane vitin e kaluar, Faisal Shahzad, u arrestua të hënën dhe më tej u akuzua për këtë atentat të dështuar që nuk shkaktoi viktima dhe u mor përsipër që më 2 maj nga talebanët e Pakistanit.
"E dimë se ata kanë ndihmuar në përgatitjen e tij. E dimë se ndoshta ata e kanë financuar atë dhe se Shahzad punonte për llogari të tyre", deklaroi Holder.
/I.Pu.