Moske, 9 Maj - Trupa ushtarake nga vende anëtare të NATO-s kanë marshuar sot në Sheshin e Kuq në Moskë, si pjesë e manifestimeve që shënojnë 65 vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Parada e këtij viti ishte më e madhja që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.
“Ka pasur gjak dhe lotë. Por ishte vetëm një zgjedhje: ose të fitonim, ose të ktheheshim në skllevër. Lufta na forcoi si komb”, tha presidenti rus, Dimitri Medvedev. Për herë të parë në festimet e sivjetme merrnin pjesë trupa nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania dhe Polonia, së bashku me ushtarë nga tetë ish republika sovjetike dhe me 10 mijë trupa ruse. Në mesin e udhëheqësve botërorë që ndoqën ceremonitë ishin presidenti kinez, Hu Xhintao, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryetarë shtetesh nga vendet e dala pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. 27 milionë njerëz llogaritet të jenë vrarë nga luftimet me forcat naziste në periudhën 1941-1945. /REL/