English

Vlore: Kushte Te Mira Atmosferike Dhe Lundrimi

VLORË, 9 maj/ATSH-H.Koçi/.- Situata meteorologjike sot në gjirin detar të Vlorës do të jetë e përmirësuar krahasuar me një ditë më parë. Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me zhvillime të pakta resh, ndërkohë që kushtet e lundrimit do të jenë të favorshme për të gjitha mjetet. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi që do të variojë nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 22-24 gradë celsius dhe ato minimale në 12-14 gradë celsius. Ndërkohë, valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë, që është ankoruar në kalata, nuk do të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian, por për shkak të grafikut, do të qëndrojë në radë. /a.ke/
KOMENTE