English

Arenca Trashani: Rama je i paburrë, nxirr gratë e hyr vetë

Tiranë, 10 Maj 2010 – “Edi Rama, ti je katil. Ti je përgjegjës. Ti je i paburrë. Nxirr gratë e hyr vetë në grevë urie”. Kështu iu drejtua sot Arenca Trashani, në emër të mazhorancës, kryetarit socialist Rama, duke e akuzuar se po abuzon me procesin e ngujimit të deputetëve të opozitës dhe disa militantëve pranë tyre.

“Z. Rama, për të disatën herë, ne nënat, deputete të Kuvendit ju drejtohemi përsëri Ju.

Nxirrini nga ngujimi gratë, nënat. Nxirrini nga çadra koleget tona, nëna me fëmijë. Asnjë burrë në botë nuk ka bërë atë që ti po ju bën grave”, - theksoi Trashani.

Kurse shtroi pyetjen: “Çfarë gjëme pret zoti Rama, që ato të dalin nga aty?” duke vijuar me përgjigjen: “Çadra është akuzë kundër teje. Kushtet jodinjitoze ku i ke lëshuar gratë janë akuzë vetëm për ty”.

Trashani vlerësoi se drama e fëmijëve të nënave të ngujuara nga Ju është akuzë për vetëm për ty” dhe paralajmëroi se “drama e këtyre fëmijëve është e pariparueshme”.

Kurse konsideroi se moslejimi i mjekëve për t’iu shërbyer nënave është makabre dhe se “rrezikimi i jetës së nënave me fëmijë është pashpirtësia ekstreme e jotja”.

r.n/NOA

Më shumë lajme nga Politika

KOMENTE