Axhenda Për Ditën E Hënë, 10 Maj
Ora 09.00 - Kryeministri Berisha inauguron në fshatin Pjesëz, të komunës së Xhafzotajt, në Durrës, shkollën e re 9-vjeçare.
Ora 10:00 - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të marrë pjesë në aktivitetin përkujtimor dhe ekspozitën e organizuar nga Shoqata Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë në Muzeun Historik Kombëtar, ku do të dekorojë pas vdekjes Havzi Nelën, Vilson Blloshmin dhe Myzafer Pipen.
Ora 10:00 - Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nënshkruhet një marrëveshje midis ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta me Ambsadën zvicerane në Tiranë.
Ora 10:00 -Në kryesinë e Kuvendit kryeparlamentarja Jozefina Topalli pret Grupin e Miqësisë Shqipëri-Arabi Saudite.
Ora 11:00 - Presidenti Topi dekoron në Presidencë studiuesin Sabri Hamiti.
Ora 13:00 - Presidenti Topi jep një pritje në Presidencë me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë.
VLORE;
Zhvillohet sot nata e fundit e Festivalit Folklorik Nderkombetar "Aulona International Folk Festival".