English

Beograd - Fini: Be Duhet Të Pranojë Vendet E Ballkanit Sa Më Shpejt Të Jetë E Mundur

BEOGRAD, 10 maj /ATSH-TANJUG/ - Presidenti i Dhomës së Deputetëve në parlamentin italian, Gianfranco Fini deklaroi sot në Beograd se Serbia është pjesë e Bashkimit Evropian dhe se ky i fundit duhet t'i pranojë vendet ballkanike si anëtare të tij sa më shpejt të jetë e mundur. Fini shtoi se parlamenti italian ishte përgatitur të ishte i pari në ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) me Serbinë. Pas bisedimeve me kryetaren e parlamentit serb, Slavica Gjukiç-Dejanoviç, Fini theksoi se Serbia është gjeografikisht dhe kulturalisht pjesë e BE-së dhe për këtë është e nevojshme që Bashkimi Evropian të fusë në hartën e tij edhe vendet e Ballkanit. Fini do të takohet edhe me presidentin serb, Boris Tadiç dhe kryeministrin Mirko Cvetkoviç./ a.jor.
KOMENTE