English

Berisha: Mohimi i mjekimit për grevistët, shkelje e ligjeve ndërkombëtare

Tiranë, 10 Maj, NOA Update – Pavarësisht mungesës së një konsensusi për çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentarë të PD-së, shprehu keqardhjen për protestuesit e futur në grevë urie.

Kreu i qeverisë tha se, pavarësisht vendimit për të hyrë në grevë, ai e respekton vuajtjen e grevistëve. “Në këtë vend të lirë do të respektohet çdo protestë paqësore. Duke theksuar këtë, nuk mund të mos shpreh ndjesitë e mia që janë të pranishme në çdo rast ku ka dhimbje, pranë çdo qytetari, cilido qoftë ai”, tha Berisha.

Ai shtoi se e respekton vendimin e grevistëve dhe u shpreh se është i ndjeshëm ndaj pasojave në shëndetin e tyre.

“Ky vendim është vendim nga drejtuesit e tyre, vet ata dhe natyrisht jashtë çdo lloj kompetence të kryeministrit vendit”.

Nga ana tjetër Berisha nuk i ka kursyer akuzat në lidhje me mjekimin e grevistëve duke i kërkuar Kryetarit të PS-së, Edi Rama që të lejojë mjekët të bëjnë punën e tyre.

“Rama duhet të lejojë autoritete shëndetësore të kujdesën për shëndetin e grevistëve. Në historinë e njerëzimit nuk ka ekzistuar kurrë një situatë e tillë ku një parti politike privon nga kujdesi shëndetësor njerëzit që kanë lidhje me grevën. Kjo është shkelje e akteve kombëtare dhe ndërkombëtareve”, u shpreh Berisha.

Ai ka theksuar se mjekësia nuk mund të bëhet me mjekë që janë të afërt pacientët dhe aq më tepër me mjek militant.

m.xh/NOA

KOMENTE