Tiranë, 10 Maj, NOA – Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se tre janë mundësitë e daljes nga kriza në të cilën është futur vendi. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha theksoi se mazhoranca nuk mund të hap kutitë e votimit.
Kryeministri Berisha theksoi se Gjykata Kushtetuese, Gjykata në Strazburg dhe Komisoni Hetimor për zgjedhjet mund të sjellin transparencën. Berisha u shpreh se Komisoni Hetimor mund të lejojë mazhorancën dhe opozitën që “të hetojë çdo gjë, të bëjnë transparencën për çdo gjë”
“I bëj thirrje zotit Rama. E para të vlerësoj propozimin e KiE, e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të KiE, si një propozim mbi palët. Tërësisht, në interesin më të mirë të vendit, por dhe të PS dhe palëve. I kërkoj z. Rama ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, e në rast se kjo e fundit ti drejtohet Strazburgu. I bëjnë thirrje, nëse do të mblidhet e Komisioni Hetimor”, u shpreh Berisha.
m.xh/NOA