Britani - Clegg: Po Punojmë 24 Orë Në 24 Për Të Gjetur Një Marrëveshje
LONDËR, 10 maj /ATSH-ANSA/ - "Kini edhe pak durim", apeloi për britanikët Nick Clegg, lideri i Liberaldemokratëve i cili prej disa ditësh është angazhuar në negociata me Konservatorët për të gjetur mundësinë e krijimit të një qeverie koalicioni.
"Liderët dhe partitë po punojnë 24 orë në 24 për të gjetur një zgjidhje që respekton verdiktin e vendosur nga rezultati i zgjedhjeve", deklaroi Clegg.
"Nuk besoj se një kohë e gjatë pasigurie është diçka e mirë. Për këtë dua të arrijë, të gjithë ne duam të arrijmë, në një konkluzion sa më parë të jetë e mundur. Por është mirë që vendimi të merret në mënyrën më të drejtë dhe jo të nxitojmë e më pas të arrijmë një marrëveshje që nuk do të zgjasë shumë", shtoi lideri i Liberaldemokratëve.
/e.v/