Britani E Madhe - Brown Njofton Diskutime Me Liberaldemokratët Dhe Dorëheqjen Nga Partia Laburiste
LONDËR, 10 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri, Gordon Brown njoftoi sot se do të heqë dorë nga drejtimi i laburistëve deri në vjeshtë dhe se partia e tij do të nisë diskutimet zyrtare me liberaldemokratët në kuadër të një aleance me qeverinë.
Kjo deklaratë u bë ndërkohë që liberaldemokratët nën drejtimin e Nick Clegg po negociojnë me konservatorët e David Cameron, fitues i zgjedhjeve legjislative që u zhvilluan të enjten, por pa maxhorancë absolute, për të gjetur një marrëveshje që i mundëson këtij të fundit të bëhet kryeministër.
"Si kryetar i partisë, duhet të pranoj që do të ketë ndonjë gjykim për mua'', theksoi Brown në një deklaratë zyrtare.
"Ju kërkoj laburistëve të nisin procedurat e nevojshme për zgjedhjen e shefit të ri'', shtoi ai.
"Shpresoj që kjo të bëhet për një kohë të shkurtër me qëllim që lideri i ri të ketë marrë funskionin për konferencën e laburistëve që do të zhvillohet më 26-30 shtator në Manchester'', nënvizoi Brown duke shtuar se ''nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe nuk do të mbështesë asnjë kandidat''./
/ec/ a.jor.