English

Britani - Pema Që Frymëzoi Njutonin Për Teorinë E Gravitetit Niset Drejt Hapësirës

LONDËR, 10 maj /ATSH-ANSA/ - Një pjesë e pemës, nga e cila ra molla, që duke goditur sër Isak Njutonin, e frymëzoi atë për të formular teorinë e gravitetit, do të udhëtojë drejt hapësirës ku tashmë do të jetë e ekspozuar ndaj mungesës së gravitetit për zbulimin e të cilit ajo kontribuoi. Me rastin e 350-vjetorit të themelimit të ''Royal Society'' në Britani, president i së cilës ishte edhe vetë Njutoni, astronauti britanik Piers Sellers do të marrë me vete në hapësirë copën e pemës, gjatë misionit të tij të ardhshëm, të organizuar nga NASA që pritet të zgjasë 12 ditë. "Jam i bindur se Njutoni do të gëzohej nga kjo, dhe nëse nuk të kishte pasur problem qëndrimin në hapësirë, kjo do të ishte prova që ligji i tij i parë mbi zhvendosjen ishte i saktë'', u shpreh Sellers për BBC. Së bashku me copën e pemës, të ruajtur nga ''Royal Society'', misioni do të çojë në hapësirë edhe fotografi të Njutonit. "Jemi të kënaqur dhe krenarë që një pjesë kaq e rëndësishme e historisë shkencore dhe pjesë e koleksionit të ''Royal Society'', do të mund të përmbushë këtë mision historik në hapësirë'', deklaroi presidenti i ''Royal Society'', lordi Rees. Fotografia dhe copa e pemës do të rikthen më pas sërish në arkivin e institutit menjëherë pas përfundimit të misionit në hapësirë dhe do të jenë pjesë e një ekspozite mbi historinë e ''Royal Society''. Pas ekspozitës të dy objektet do të bëhen pjesë e një koleksion të shfaqur herë pas here në institut./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE