English

Ekon - Plani Ekonomik Për Shpëtimin E Zonës Euro Do Të Arrijë Deri Në 720 Miliardë Euro

BRUKSEL, 10 maj /ATSH-AFP/ - Plani ekonomik për të mbështetur zonën euro u miratua dje nga ministrat evropianë të financave dhe mund të arrijë deri në 720 miliardë euro me pjesëmarrjen e FMN-së, theksoi presidenca spanjolle e BE-së. Ky plan ndihme do të përfshijë 60 miliardë euro kredi të dhëna nga Komisioni Evropian dhe 440 miliardë euro kredi ose garanci nga vendet e zonës euro, rreth 500 miliardë euro në total. ''Përveç të tjerash këtyre fondeve parashikot t'u bashkohet edhe kontributi i Fondit Monetar Ndërkombëtar që do të jetë sa gjysma e kontributit të shteteve anëtare të zonës euro, rreth 220 miliardë euro'', theksoi Salgado./ /ec/
KOMENTE